Fondacioni Albiz ka nevojë për angazhimin e një bashkëpunëtor/e administrativ/e dhe financiar/e me orar të plotë në kohë të pacaktuar.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Evidentimi i të dhënave në programet/softuerët adekuat;
  • Verifikimi i të dhënave dhe dokumenteve për regjistrim;
  • Vëzhgimi i rregullt i realizimit të shpenzimeve dhe buxheteve të projekteve;
  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumenteve për regjistrim te kontabilisti i jashtëm, përpilon barazime tremujore dhe arkivimin e dokumentacionit të projekteve;
  • Përgatit raporte periodike dhe përfundimtare financiare për projektet;
  • Kryen punë tjera të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin administrativ dhe financiar të projekteve sipas udhëzimeve të menaxherëve të projekteve;
  • Siguron harmonizim të plotë të punës financiare të Fondacionit Albiz, rregulloret e brendshme të Fondacionit Albiz dhe legjislacionin e vendit të RMV;
  • Punë tjera lidhur me kontabilitetin, financat dhe administratën;

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Arsim të lartë në fushën e ekonomisë, kontabilitetit dhe financat dhe administratën;
  • Përvojë pune në fushën e menaxhmentit administrativ dhe financiar. Përvoja e punës në sektorin joqeveritar dhe në projekte të financuara nga BE do të konsiderohet si përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Gatishmëri për punë ekipore;

Kandidatët duhet dërgojnë CV dhe letër motivimi në formë elektronike në adresën info@albiz.org.mk me më së voni deri më 24 shtator 2024 deri në ora 16:00.

* Procedura për zgjedhje:

Procedura por zgjedhje do të zbatohet në përputhje me rregullat e brendshme të Fondacionit Albiz nga ana e komisionit. Kandidatët më të suksesshëm do të ftohen për intervistë. Në bazë të rezultateve nga intervista e realizuar do të zgjidhet kandidati më i përshtatshëm.

 

Kategoritë Lajme Shpallje