Bashkëpunimi mes sektorit privat dhe institucioneve publike është thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për komunitetin.
Sot, Fondacioni Albiz realizoi një takim me Kryetarin e Komuna e Sarajit, z. Muhamet Elmazi, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari i Këshillit Drejtues, z. Mexhait Shaini, si dhe një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Donatorëve.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe përkushtimi ndaj përgjegjësisë shoqërore korporative, si dhe u diskutuan iniciativa të përbashkëta që do të kenë në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të komunës.

Të bashkuar për zhvillim të qëndrueshëm dhe ndikim pozitiv në komunitet.

Kategoritë Lajme