Qëllimi kryesor:

  • Pjesëmarrësit të njihen me trendët kryesore të tregut të punës, kërkesës së kompanive dhe krijimit të portofolit të karrierës.

Rezultatet e pritshme:

  • Pjesëmarrësit do të krijojnë profilin e tyre të karrierës sipas testit të Meredith Belbin,
  • Pjesëmarrësit do të përpilojnë CV dhe Letrën e Motivimit sipas kërkesave të kompanive dhe institucioneve publike,
  • Pjesëmarrësit do të njihen me etapat kryesore të procesit të intervistimit: faza para intervistës, gjatë intervistës dhe pas intervistës,
  • Pjesëmarrësit do të njihen me teknikat e intervistimit dhe “gjuhës së trupit”

Ky trajnim është i hapur për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje.

Pjesëmarrja në trajnim është e limituar dhe për të participuar duhet të plotësoni aplikacionin online të cilin do ta gjeni këtu (linku) http://bit.ly/1VlM817

Afati i aplikimit është deri më 18.05.2016 (e mërkurë).

Trajnimi do realizohet në hapësirat  e “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore – OEMVP” kati V.

Trajnimi dy ditor do të udhëhiqet nga drejtori i “Qendrës Karriera Ime” prof. Visar Ademi dhe do mbahet:

  • 05.2016 ( e premte), prej 10:00 deri më 17:00
  • 05.2016 ( e shtunë), prej 09:00 deri më 17:00

Të gjithë aplikantët do të njoftohen nëpërmjet e-mai/telefonit për rezultatin e aplikacioneve të tyre .

*Studentët të cilët duan të marrin pjesë në këtë trajnim, duhet të jenë të gatshëm për të prezantuar në të  ditën e lartpërmendur (grupet për pjesëmarrje do ndahen nga Fondacioni Albiz).

rsz_trajnimi_poster1__-_copy

Kategoritë Lajme