Sot fillon edicioni i radhës të Ligës shkollore në futboll të vogël
Ky aktivitet tashmë është shndërruar në një traditë të bukur që sjell energji, garë pozitive dhe afirmitet mes nxënësve të shkollave fillore në Komunën e Sarajit. Përmes kësaj lige, nxënësit jo vetëm që zhvillojnë aftësitë e tyre sportive, por edhe mësojnë rëndësinë e bashkëpunimit, disiplinës, respektit dhe lojës së ndershme.
Fondacioni Albiz e organizon këtë projekt me bindjen se sporti është një mënyrë e fuqishme për të motivuar të rinjtë, për të forcuar lidhjet ndërmjet shkollave dhe për të krijuar kujtime të bukura për nxënësit. Çdo ndeshje është një mundësi për të dëshmuar talent, përkushtim dhe shpirt ekipor.