Fondacioni Albiz organizon sesione informuese për ndërgjegjësimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Fondacioni Albiz organizoi dy sesione informuese dhe ligjërata edukative në çerdhen “Flutura” në Kondovë dhe çerdhen “Fidani” në Çair, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të grave.

Gjatë këtyre takimeve, gjinekologia Dr. Arta Iseni Hasani dhe specialistja e mjekësisë familjare Dr. Emel Azemi Murtezani ndanë informacione dhe këshilla të rëndësishme lidhur me vetëkontrollin e gjirit, rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe metodat e parandalimit. Përmes këtyre ligjëratave, pjesëmarrëset patën mundësinë të informohen më shumë për hapat që mund të ndërmarrin për t’u kujdesur për shëndetin e tyre dhe për rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore.

Fondacioni Albiz shpreh mirënjohjen për Dr. Arta Iseni Hasani dhe Dr. Emel Azemi Murtezani për kontributin e tyre dhe këshillat e vlefshme, si dhe për çerdhet “Flutura” dhe “Fidani” për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fondacioni Albiz vazhdon të kontribuojë në informimin dhe ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit.

Kujdesi për shëndetin meriton vëmendje çdo ditë. 🎗️

Kategoritë Lajme