Me sukses u mbajt Forumi dhe konferenca finale e projektit “Zgjidhje Inovative Digjitale në Komunën e Tetovës”, i realizuar nga Fondacioni ALBIZ në partneritet me Komunën e Tetovës.
Ngjarja mblodhi përfaqësues nga komuna të Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor, duke e kthyer Tetovën në një pikë takimi të ideve moderne dhe inovacionit.
Dy panele tematike me ekspertë dhe përfaqësues institucional sollën diskutime të thella mbi të ardhmen e digjitalizimit dhe shërbimeve publike.
Në konferencën e sotme të pranishëm ishin Ambasadori i BE-së në Shkup, z. Michalis Rokas, kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilal Kasami, zëvendësministri i parë, z. Bekim Sali, ministri për Transformim Digjital, z. Stefan Andonovski, ministri i Pushtetit Lokal, z. Zllatko Perisnski dhe drejtoresha ekzekutive e BNJVL znj. Dushica Perishiq.
Ky forum shënon një hap konkret drejt një administrate moderne, efikase dhe të digjitalizuar.

Kategoritë Lajme