Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ në kuadër të GRANT PROGRAMIT -2018 për mbështetje financiare të organizatave joqeveritare, miratoi mbështetje për tre projekte.

Këtë vit, në thirrjen e shpallur në maj 2018, mund të paraqiteshin organizata të shoqërisë civile të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë. Në këtë thirrje u paraqitën shtatë organizata. Pas evaluimit nga ana e Komisionit të Fondacionit Albiz mbështetje financiare për projektet e tyre fituan tre organizata dhe atë: Shoqata Dua Ylberin, Shoqata Imago Plus dhe Bota ime.

Me këtë thirrje do t’u mundësohet përfituesve të grantit që ta fuqizojnë ndikimin e tyre lokal, të bëjnë ndryshime reale dhe t’i përmirësojnë shërbimet ndaj grupit qëllimorë në vendin ku veprojnë.

Organizatat e shoqërisë civile aktivitetet e tyre do t’i realizojnë prej qershori deri në dhjetor të vitit 2018.

Kategoritë Lajme