Këshilli i Donatorëve i Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz më 31 mars të këtij viti e mbajti mbledhjen e parë të rregullt.
Në mbledhje anëtarët e Këshillit të Donatorëve e propozuan dhe e zgjodhën kryetarin i ri të Këshillit të Donatorëve të Fondacionit Albiz, z. Mexhait Shaini, pronar i kompanisë Tempo profili 99, për periudhën 2026-2028. Kryetari i deritanishëm, z. Bajram Imeri, pronar i kompanisë Eftinija Impeks, u zgjodh nënkryetar i Këshillit të Donatorëve.
Fondacioni Albiz shpreh falënderim të sinqertë për përkushtimin, mbështetjen dhe angazhimin e deritanishëm të kryetarit të deritanishëm Bajram Imeri. I urojmë suksese kryetarit dhe nënkryetarit në përgjegjësitë e tyre të reja, me bindjen se puna e përbashkët do të vazhdojë të sjellë rezultate të mëdha.