Fondacioni ALBIZ organizon kurs profesional falas për rrobaqepësi, i dedikuar grave të moshës 20 deri 45 vjeç. Ky kurs ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, duke ofruar njohuri të avancuara dhe aftësi praktike për vetëpunësim.

Përmbajtja e kursit:

  • 65 orë praktikë në teknikat e rrobaqepësisë
  • 35 orë teori mbi konceptet bazë dhe avancuara të fushës

Në përfundim të kursit, të gjitha pjesëmarrëset do të pajisen me certifikatë zyrtare të pjesëmarrjes, që mund të përdoret si dëshmi për aftësitë e fituara dhe për mundësi punësimi.

Pse të zgjidhni këtë kurs?

  • Trajnim profesional dhe i strukturuar
  • Mbështetje për zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike
  • Mundësi për vetëpunësim dhe ngritje të vetëbesimit professional
  • Kursi është falas për të gjitha pjesëmarrëset

Të gjithë të interesuarat për pjesëmarrje në këtë kurs mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku https://forms.gle/hnzqTGLTr99qfv9CA ose fizikisht në zyret e Fondacionit Albiz, në Saraj.

Afati për aplikim është nga data 19 qershor deri më 2 korrik, ora 16:00

Kategoritë Lajme