Mbështet një student, ndërto një të ardhme

Çdo mbështetje që jep sot kthehet në dritë dhe mundësi për të rinjtë e nesërm. Përmes angazhimit tuaj, fuqizojmë studentët e përkushtuar dhe të talentuar, duke krijuar horizonte të reja për zhvillim dhe përparim. Programi i bursave për vitin akademik 2025/26 synon të ofrojë mbështetje për 175 studentë, duke siguruar mundësi të barabarta arsimore dhe zhvillim të qëndrueshëm. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e këtij udhëtimi për të investuar në edukimin dhe të ardhmen e të rinjve, duke luajtur një rol kyç në avancimin social dhe ekonomik të komunitetit.

Ky material është pjesë e aktivitetit ‘Organizimi i një mini-fushate për mobilizimin e sektorit privat’, i realizuar në kuadër të projektit ‘Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat’, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Kategoritë Lajme