Mbështetja e bursave studentore 2025/26

Së bashku hapim dyert e dijes dhe krijojmë mundësi të reja për të rinjtë. Përmes mbështetjes së programit të bursave për vitin akademik 2025/26, synojmë të fuqizojmë studentët e përkushtuar dhe të talentuar, duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme. Në kuadër të këtij programi do të ndahen 175 bursa, dhe angazhimi i sektorit privat në këtë proces përbën një element kyç për zgjerimin e qasjes në arsim cilësor dhe nxitjen e përparimit social-ekonomik.”

Ky material është pjesë e aktivitetit ‘Organizimi i një mini-fushate për mobilizimin e sektorit privat’, i realizuar në kuadër të projektit ‘Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat’, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Kategoritë Lajme