Magjia e fjalës, fuqia e emocioneve dhe pasioni i poetëve të rinj i dhanë jetë skenës në edicionin e IX-të të “Mbrëmjes Poetike” organizuar nga Fondacioni Albiz!
Një natë plot me vargje që prekën shpirtin dhe krijuan kujtime të paharrueshme për të gjithë artdashësit që ishin pjesë e mbrëmjes poetike.
Fituesit e edicionit të IX-të të Mbrëmjes poetike janë:
- Vendi i parë – Enisa Ramadani me poezinë “Me zemrën veshur nëpër mëngë”
- Vendi i dytë – Argjira Elmazi me poezinë “Fanitje”
- Vendi i tretë – Zejnep Ramadani me poezinë “Në një cep të botës, ku s’ka pranverë”
- Çmimi i publikut për interpretim më të mirë iu dha – Anesa Ibraimit me poezinë “Ia dola”.
Për përzgjedhjen e poezive konkurruese dhe fituesit e 3 çmimeve u përkujdes komisioni i përbërë nga profesoresha Merita Abazi, publicisti Daut Dauti dhe profesori universitar Mustafa Ibrahimi.