Mundësi për studentët: Takime me kompanitë e sektorit privat
Gjatë muajve korrik – shtator 2025, Fondacioni Albiz realizoi aktivitete në kuadër të aktivitetit për organizimin e ngjarjeve për bashkëpunimin e studentëve me sektorin privat, për të krijuar ura lidhëse midis studentëve dhe kompanive nga sektorë të ndryshëm.
Ekipi i projektit zhvilloi takime me kompanitë Adrijus, Dauti Komerc, Eftinija Impex, Tempo Profili 99 dhe Kombo, ku përfaqësuesit prezantuan programet e tyre për përgjegjësinë shoqërore dhe mundësitë për përfshirje të studentëve në organizatat e tyre. Studentët informoheshin mbi kompetencat e kërkuara, kushtet për praktika dhe mbështetjen për arsimin e tyre.
Këto aktivitete krijuan kontaktet e para midis studentëve dhe sektorit privat dhe vendosën bazën për bashkëpunime të ardhshme. Në periudhën në vijim, aktivitetet do të vazhdojnë me pesë takime rrjeti dhe dy panele diskutimi, për të zhvilluar më tej idetë dhe partneritetet potenciale.
Ky material është pjesë e Aktivitetit ‘ Organizimi i ngjarjeve për bashkëpunimin e studentëve me sektorin privat ‘, realizuar në kuadër të projektit ‘Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat’, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.