Panel-diskutime për të rinjtë në Tetovë dhe Kumanovë

Më 8 dhe 9 tetor 2025 u zhvilluan dy panel-diskutime në Kumanovë dhe Tetovë, ku studentët patën mundësi të njoftohen nga afër me kompanitë dhe mundësitë për bursë dhe praktika profesionale. Në Kumanovë, bashkëpunimi me biznesin lokal ishte i kufizuar, ndërsa në Tetovë u vërejt interes i lartë për praktika dhe partneritete nga sektori privat. Gjatë sesioneve studentët informoheshin për kompetencat e kërkuara, mundësitë për praktika dhe formave të tjera të bashkëpunimit, ndërsa ish-sipendistët ndanë përvojat e tyre. Përfaqësuesit e kompanive theksuan rëndësinë e përgjegjësisë shoqërore të biznesit dhe mbështetjes së të rinjve përmes bursave dhe programeve praktike.

Panel-diskutimet krijuan mundësi për interaksion të drejtpërdrejtë midis studentëve dhe kompanive, duke mundësuar shkëmbim ideve dhe këshilla praktike, dhe duke vendosur bazën për bashkëpunime të qëndrueshme në të ardhmen.

Ky material është pjesë e projektit ‘Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat’, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe financiarisht i mbështetur nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Kategoritë Lajme