Promovimi i Programit të Bursave Studentore 2025/26
Më 21 tetor 2025, Fondacioni Albiz organizoi aktivitete në terren për promovimin e konkursit për studentët e universiteteve. Aktivitetet u zhvilluan në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin Shtetëror në Tetovë. Gjatë promovimeve u informuan studentët mbi mundësitë e programit, kriteret dhe përfitimet e aplikimit. U realizuan sesione informative dhe takime direkte, ndërsa u shpërndanë 3,000 letra informative për të rritur dukshmërinë e konkursit.
Aktivitetet u vlerësuan si shumë të suksesshme, duke shkaktuar interes të madh tek studentët dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet Fondacionit Albiz dhe universiteteve, duke krijuar bazë për iniciativa të ardhshme për mbështetje të studentëve dhe të rinjve profesionistë.
Ky material është pjesë e Aktivitetit ‘ Promovimi i konkursit për bursat studentore në qendrat universitare’, i realizuar në kuadër të projektit ‘Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat’, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.


