Promovimi i rëndësisë së arsimit përmes historive të suksesit

Në kuadër të aktivitetit për promovimin e rëndësisë së arsimit për zhvillimin e shoqërisë, gjatë muajit tetor 2025 Fondacioni Albiz realizoi një cikël ngjarjesh dedikuar historive të suksesit të studentëve përfituese të bursave, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e arsimit të lartë dhe nxitjen e mbështetjes nga sektori privat. Gjatë këtij muaji u prezantuan tre histori suksesi në tri komuna:

Dibër – 10 tetor 2025, studentët nga Dibra shpesh përballen me nevoja më të mëdha financiare, pasi shumica e tyre studiojnë larg vendbanimit, dhe sfidat ekonomike ndikojnë drejtpërdrejt në ecurinë e tyre akademike.

Saraj – 14 tetor 2025, komuniteti dhe bizneset lokale shprehën gatishmëri për të dëgjuar nevojat e studentëve, duke reflektuar predispozitë për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Gostivar – 16 tetor 2025, u evidentua potencial për forcimin e ndërveprimit midis studentëve dhe sektorit privat, me synimin për të zgjeruar mundësitë e përbashkëta për mbështetje dhe zhvillim profesional.

Në secilin prej ngjarjeve morën pjesë rreth 20 studentë, ish-bursistë, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe të sektorit privat. Pjesëmarrësit ndanë përvoja, sfida dhe arritje personale, duke theksuar rolin transformues të arsimit dhe mbështetjes financiare në rrugëtimin e tyre akademik. Këto aktivitete kontribuan në rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e investimit në të rinjtë dhe forcuan dialogun midis komunitetit, sektorit privat dhe studentëve.

Ky material është pjesë e projektit “Mbështetja e bursave studentore përmes mobilizimit të sektorit privat”, i implementuar nga Fondacioni Albiz dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Kategoritë Lajme