Promovohen produktet për zhvillimin e turizmit në Saraj dhe Matkë
Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz dhe Qendra për zhvillim malor (QZHM) më 29.10.2019, në Muzeun e EVN-së në Matkë, i prezantuan rezultatet nga realizimi i projektit “Zhvillimi i turizmit në Saraj dhe Matkë”
“Projekti në kuadër të cilit u realizuan një sërë aktivitetesh do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit në këtë rajon, do të hapen mundësi për kapacitete shtesë turistike, hapjen e vendeve të reja të punës dhe mundësi për banorët lokal të ofrojnë produkte nga kuzhina tradicionale”, tha Besir Dernjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz.
Në suaza të projektit janë organizuar trajnime me ndërmarrësit dhe hoteleritë lokale për nevojën nga përfshirja e kuzhinës tradicionale në ofertën e përgjithshme; punëtori me popullatën lokale rreth trendëve modern në turizmin aktiv për akomodim në kushte shtëpiake, përgatitja e ushqimit sipas mënyrës tradicionale; Rregullimi i 5 shtigjeve për ecje në gjatësi prej 40 km në Vodno dhe Malin e Thatë; përgatitja e video klipit për Sarajin dhe Matkën: hartë topografie turistike për shtigjet; Ciceron për Sarajin dhe Matkën; punëtori me popullatën lokale dhe sipërmarrësit për menaxhim më të mirë me mbeturinat dhe kujdes ndaj ambienti jetësor; Trajnim i 5 guidave profesional në mal sipas standardit ndërkombëtar UIMLA; Aplikacion për celular me të gjitha përmbajtjet për Sarajin dhe Matkën.
Në emër të Komunës së Sarajit u prononcua Xhelal Jakupi, i cili mes tjerash përmendi se Komuna e Sarajit edhe në të ardhmen do të ofrojë bashkëpunim dhe mbështetje institucionale për realizimin e projekteve të cilat do të jenë në dobi të gjithëve, e sidomos ekonomisë lokale.
Antonija Shishak, drejtoreshë e Projektit për konkurrencë lokale dhe regjionale tha se ky projekt është një nga 60 nënprojektet të cilat janë mbështetur nga Banka Botërore, Delegacioni i BE-së dhe zyra e nënkryetarit të Qeverisë, z. Angjushev, për promovimin e turizmit.
“Zhvillimi i turizmit në Saraj dhe Matkë” është i financuar nga Delegacioni i BE-së, i administruar nga Banka Botërore, si nënprojekt i “Projektit për konkurrencë lokale dhe regjionale” (LRCP) i zbatuar nga Njësia për zbatimin e projektit.