Në partneritet midis Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm ALKA dhe Fondacionit Albiz, aktivitetet në kuadër të projektit Energy Wise po zhvillohen me sukses.
Kemi filluar me fazën e analizës bazë, ku po vlerësojmë praktikat për energji të rinovueshme dhe efikasitet energjetik tek aktorët e turizmit rural në Rajonin planor të Shkupit. Ky proces përfshin vizita në terren, intervista dhe anketa për të kuptuar më mirë gjendjen aktuale dhe mundësitë për përmirësim.
Projekti është pjesë e programit BOOST, i mbështetur nga ALDA dhe AFD.
