Në një ceremoni solemne të organizuar me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, z. Mexhait Shaini, kryetar i Këshillit drejtues të Fondacionit Albiz, e pranoi pllakën jubilare në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e frytshëm mes dy institucioneve ndër vite.
Ky jubile shënon një moment të rëndësishëm për Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar mbi historinë dhe kontributin e tij në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Kategoritë Eventet Lajme