SHF “Përparimi” në Krushopek bëhet me hapësira të reja. 🏫
Sot në praninë e mysafirëve të shumtë, donatorëve dhe mbështetësve të arsimit, u bë përurimi i hapësirave të reja të SHF “Përparimi” në Krushopek, Komuna e Sarajit. Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz, në bashkëpunim me kompani të sektorit privat, popullatën lokale dhe Komunën e Sarajit e realizoi me sukses ndërtimin e hapësirave të reja.
📌Ky investim i fundit përfshin ndërtimin e tre zyrave të reja dhe një klase për mësim kabinetik. Vlera e përgjithshme e projektit kap shumën prej 65.000 euro.
Të pranishmëve iu drejtuan z. Besir Dernjani, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz dhe z. Ilas Veseli, kryetari i Komunës së Sarajit.

Kategoritë Lajme