SHPALLJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË
(INTERNSHIP STUDENTOR)
Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë duke ofruar program për interniship (punë praktikë) studentore në hapësirat e kompanive donatore dhe Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.
Kompanitë të cilat janë të përfshira në internshipin studentorë janë:
- Dauti Komerc, Shkup
- Frukt Import, Shkup
- Adrijus, Shkup
- Baudom, Shkup
- Eftinija Impeks, Shkup
- Dauti Transporshped, Shkup
- Fondacioni Albiz, Shkup
Studentët për të aplikuar duhet t’i përmbushin kriteret në vijim:
- Të jenë studentë të rregullt;
- Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë dhe të katërt
- Të kenë notën mesatare mbi 7,5;
Fakultetet që do të kenë përparësi ne këtë konkurs janë:
- Të gjitha drejtimet nga Fakultetet Ekonomike;
- Fakulteti i Drejtësisë;
- Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit;
- Fakulteti i Shkencave kompjuterike;
- Fakulteti i Makinerisë;
- Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN
PËR INTERNSHIP
- CV (biografi)
- Letër motivuese
- Vërtetim të notave ku mundë të shihet nota mesatare/kopje indeksi
- Kopje të letërnjoftimit dhe xhiro-llogari personale
Kohëzgjatja e punës praktike është një (1) muaj dhe do te realizohet gjatë muajit korrik.
Kompensimi financiar për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim dhe ushqim përcaktohet nga Fondacioni Albiz dhe do t’u transferohet studentëve në xhiro- llogarite e tyre.
Pas kryerjes me sukses të punës praktike, studentët/praktikantët do të pajisen me Certifikata, si dhe do të organizohet një udhëtim i përbashkët në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20 nr. 97.
Aplikimet bëhen në afatin vijues :
- prej 06.2019 (e enjte) deri më 27.06.2019 (e enjte) nga ora 09:00 deri në ora 16:00
Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe indeksin.