Më 08.06.2013 në hapësirat e komunës së Sarajit u mbajt takimi i tretë dhe i fundit me personalitete të rëndësishme që realizohet në kuadër të projektit Storje Suksesi ku si ligjerues ishte drejtori gjeneral i kompanisë së mirënjohur Vezë Sharri z. Arben Abdurahmani. Prezent në këtë takim ishin bursistët e Fondacionit Dauti, nxënës dhe studentë, themeluesi i fondacionit z. Xhemail Dauti, donatorë si dhe mysafirë tjerë. Gjatë programit fillimisht u bë prezentimi i aktiviteteve të Fondacionit DAUTI të realizuar gjatë kësaj periudhe. Si çdo herë fondacioni ngritjen e mundësive dhe avancimin e të rinjëve në stadin arsimor dhe shkencor e ka dëshmuar nëpërmjet sigurimit të programeve ku kontributin në këtë segment e dëshmon edhe përkrahja e aktiviteteve shkencore dhe edukativo-arsimore ku si rast më të freskët patëm përkrahjen e kongresit të 36 ndërkombëtar të medicinës ku ju mundësua që pjesë e këtij kongresi të jenë edhe disa nga bursistët e Fondacionit DAUTI, gjë që vlen të theksohet që njëra nga participueset morri dhe vendin e parë me punimin e saj shkencorë. Për këtë eksperiencë bursistja Elmedina Hasani morri fjalën ku e bëri prezentimin  e projektit dhe eksperiencën e fituar nga kongresi si dhe faleminderimin ndaj donatorëve. Më pas z. Xhemail Dauti ndau çertifikatat bursistëve të cilët kanë marrë pjesë në ‘Trajnimin për përmirësimin e shkathtësive për punësim’ dhe i përshëndeti të pranishmit.

 

Ligjeruesi z. Arben Abdurahmani gjatë kësaj ligjeratë u fokusua kryesisht për jetën e tij profesionale, për suksesin e tij dhe me sfidat që ishte ballafaquar gjatë gjithë jetës së tij. Mesazhin të cilin e mbarti deri tek bursistët e fondacionit ishte që në jetë gjithmonë që të kemi sukses duhet që të kemi vetëbesim. Nëse me këtë bindje e filloni ndonjë punë suksesi gjithmonë është i garantuar ishin fjalët me të cilët e përmbylli ligjeratën e tij z. Arben Abdurahmani. Pas një pauze të shkurtër në të cilën Fondacioni Dauti kishte organizuar një koktel modest, pasoi pjesa e tretë e programit ku të pranishmit kishin mundësinë që ti parashtrojnë pyetje ligjeruesit.

 

Në këtë takim fjalë përshëndetëse kishte edhe drejtori i Fondacionit DAUTI z. Sokol Zeqiri, cili fillimisht faleminderoi të gjithëve atyre të cilët kanë kontribuar që fondacioni të relizojë programet dhe aktivitetet duke adresuar faleminderim të veçantë drejt komunës Saraj, OEMVP dhe institucioneve tjera të cilat kanë treguar një përkrahje të jashëtzakonshme drejt fondacionit. Ai poashtu ju drejtua edhe bursistëve të cilët këtë vit mbarojnë shkollimet dhe studimet e tyre, duke i këshilluar se arsimimi dhe ngritja e tyre akademike dhe shkencore nuk mbaron këtu dhe se Fondacioni DAUTI do ti ketë dyert e hapur gjithmonë për ato.

 

Kategoritë Lajme