THIRRJE PËR PJESËMARRJE “Akademia rinore – ALBIZ”
Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz shpall thirrje për pjesëmarrje në “Akademinë rinore – ALBIZ”, një trajnim treditor i cili synon të mbështesë zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve përmes njohurive praktike, punës interaktive dhe shkëmbimit të përvojave.
Kjo akademi organizohet me qëllim që të rinjve t’u ofrohet një hapësirë motivuese për të zhvilluar shkathtësi që janë të rëndësishme për arsimimin, angazhimin qytetar dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Në një kohë kur të rinjtë përballen me sfida të shumta dhe kanë nevojë për më shumë mundësi për orientim, ngritje kapacitetesh dhe aktivizim, “Akademia rinore – ALBIZ” synon të nxisë te pjesëmarrësit iniciativën, kreativitetin, vetëbesimin dhe mendimin kritik.
Përmes programit treditor, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin sesione mbi zhvillimin personal dhe lidershipin, aftësitë e komunikimit, punën ekipore, të folurit në publik, sipërmarrësinë, kreativitetin dhe inovacionin, shkathtësitë digjitale dhe mediale, si dhe shkrimin dhe zhvillimin e ideve të projektit. Programi është konceptuar në mënyrë praktike dhe interaktive, duke u mundësuar të rinjve jo vetëm të mësojnë, por edhe të punojnë në grup, të zhvillojnë ide konkrete dhe t’i prezantojnë ato para të tjerëve.
Në këtë akademi mund të marrin pjesë:
- nxënësit e shkollave të mesme (Viti i 3-të dhe i 4-të)
- studentët e vitit I, II, III dhe IV
Pjesëmarrësit do të përfitojnë:
- njohuri praktike nga fusha të rëndësishme për zhvillimin e tyre
- mundësi për punë në grup dhe rrjetëzim me të rinj të tjerë
- mbështetje nga trajnerë dhe ligjërues me përvojë
- certifikatë pjesëmarrjeje në përfundim të akademisë
Të gjithë të rinjtë e interesuar ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e një eksperience që synon të fuqizojë rolin e tyre si të rinj aktivë, kreativë dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.
Afati për aplikim: 05.06.2026 – 17.06.2026
Vendi i mbajtjes: Strugë
Datat e realizimit: 26-28 qershor 2026
Forma e aplikimit: https://forms.gle/6rjNX9upssmQUfGE8
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Isra Ademin, tel: 389 2 2057 632, e-mail: isra.a@albiz.org.mk
*** Të gjitha shpenzimet që lidhen me pjesëmarrjen në këtë akademi mbulohen plotësisht nga Fondacioni Albiz.