Fondacioni për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës Albiz, në kuadër të platformës edukativo-arsimore, organizon trajnimin “Arti i të folurit në publik”, dedikuar të gjithë të rinjve të moshës 18 – 25 vjeç, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe lidershipin personal.
Thirrje për pjesëmarrje në Trajnim: “Arti i të folurit në publik” me trajnues Leonard Kaja
🌐 Pse të merrni pjesë?
Në një botë ku fjala ka fuqinë të ndikojë, inspirojë dhe transformojë, zotërimi i artit të të folurit publik është një nga mjetet më të vlefshme për çdo të ri që synon të bëhet zëri i ndryshimit në komunitetin e tij.
🚀 Çfarë do të fitoni nga ky trajnim?
• Përvetësim i teknikave të komunikimit të qartë dhe me ndikim
• Rritje e vetëbesimit dhe prezencës gjatë të folurit
• Aftësi për të ndërtuar dhe përcjellë mesazhe bindëse
• Mundësi për rrjetëzim me të rinj me vizion të përbashkët
📅 Kur?
Trajnimi do të zhvillohet më 28 dhe 29 Qershor 2025 në Shkup.
🌈 Si të regjistroheni?
Për t’u regjistruar, klikoni në linkun më poshtë:
👉https://forms.gle/QiFbdSiAQJ8LivFV9
Afati për aplikim: 10 – 20 Qershor, deri në ora 16:00.
📩 Të përzgjedhurit do të kontaktohen për agjendën dhe detajet e trajnimit.