Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë duke ofruar program për interniship studentore (punë praktikë për student) në hapësirat e kompanive donatore të Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.
Studentët për të aplikuar duhet t’i përmbushin kriteret në vijim:
- Të jenë studentë të rregullt;
- Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë dhe të katërt
MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Kliko në linkun në vijim, plotësoni formularin me të dhënat tuaja: https://forms.gle/r538Nv5UrFJBLdE3A
Kompensimi financiar për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim dhe ushqim përcaktohet nga Fondacioni Albiz dhe do t’u transferohet studentëve në xhirollogarite e tyre.
Aplikimet bëhen në afatin vijues:
Prej 24.06.2026 (e mërkurë) deri më 08.07.2026 (e mërkurë) deri në ora 16:00