FONDACIONI ALBIZ- GRANT PROGRAMI 2018

Thirrje publike

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ, është organizatë jofitimprurëse, që punon në zhvillimin e shoqërisë civile dhe është aktiv në territorin e Republikës së Maqedonisë. Fondacioni ALBIZ shpall thirrje publike për shoqatat civile për ndarjen e granteve.

Fondacioni ALBIZ përmes granteve dëshiron ti inkurajojë organizatat lokale të shoqërisë civile që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, thirrja do t’u mundësojë përfituesve të grantit që ta fuqizojnë ndikimin e tyre lokal, të bëjnë ndryshime reale dhe të përmirësojnë shërbimet ndaj grupit qëllimorë në vendin ku veprojnë.

Të drejtë për aplikim kanë të gjitha organizatat e shoqërisë civile në vend të themeluara në përputhje me Ligjin për Organizata joqeveritare dhe Fondacione të regjistruara dhe që punojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së paku një vit përpara shpalljes së kësaj thirrjeje.

Aktivitetet e projektit duhet të përfundojnë deri më 15 dhjetor 2018. Vlera për të cilën mund të aplikohet është prej 50.000,00 denarë deri në 300.000,00 denarë. Fondacioni ALBIZ do të mbështesë së paku një (1) dhe më së shumti tre (3) aplikime. Afati i dorëzimit është 02 Мај 2018 deri me 21 Maj 2018, vetëm në mënyrë elektronike në adresën e postës elektronike info@albiz.org.mk .

Thirrjen e plotë dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mund ti shkarkoni on-line në www.albiz.org.mk

Të interesuarit për aplikimit duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim :

  1. Formularin për aplikim (shkarko online)
  2. Formularin për buxhet (shkarko online)
  3. Kopje të Statutit të organizatës
  4. Dokumentin nga regjistri qendror për gjendjen aktuale të organizatës jo më të vjetër se 6 muaj

Shkarko – Formularin për aplikim

Shkarko – Formularin për buxhet 

Kategoritë Lajme