Filloi pjesa e  dytë e projektit fletushka edukative “Mili” që realizohet nga Fondacioni Dauti në bashkëpunim me shoqatën kulturore Vizioni-M dhe organizatën kulturore humanitare Merhamet, ku u bë shpërndarja e fletushkave në shkollat fillore të Komunës Saraj.

 

Pjesa e dytë e këtijë projekti përmbante fletushkën me temë “ Uji dhë rëndësia e Tij ” që ka për qëllim që nxënësit të edukohen rreth rëndësisë që ka uji dhe mënyrave se si të mbrojmë ujin nga ndotjet.

 

Fletushka u pranua me shumë kënaqësi dhe entuziazëm nga nxënësit të cilët shprehën një interesim të madhë rreth tematikës që shtjellohej në këtë fletushkë.

 

Projekti fletushka edukative “Mili” do të kurorëzohet me interpretime të shfaqjeve teatrale të përgaditura nga shkollat pjesëmarëse në projekt.

Kategoritë Lajme