Fondacioni Albiz hap kursin e rrobaqepësisë për gra

Fondacioni ALBIZ organizon kurs për rrobaqepësi  FALAS .

Kurset u dedikohen grave nga mosha 20 deri 45 vjet nga çdo komunë e Shkupit. Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim.

Kursi është i paraparë për të gjitha gratë, mirëpo përparësi do të kenë në qëllim inkurajues:

  • Nënat e vetme
  • Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me nevoja të posaçme
  • Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare

Secilës pjesëmarrëse në fund të kursit do t’i jepet certifikatë për pjesëmarrje.

Të gjithë të interesuarat për pjesëmarrje në këtë kurs mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku https://forms.gle/hnzqTGLTr99qfv9CA ose fizikisht në zyret e Fondacionit Albiz. në Saraj.