Fondacioni DAUTI realizimin e misionit të vet drejt fuqizimit dhe ngritjes së shoqërisë e mundëson duke siguruar dhe mundësuar programe dhe aktivitete edukativo – arsimore, këtë herë nëpërmjet përkrahjes financiare të organizatës për promovim të shëndetit, shkencës dhe arsimit të lartë ‘Blue Cell International’.

Fondacioni DAUTI ka përkrahur Konferencën nacionale me temë kryesore ‘Lidershipi në shëndetësi’, trajnim i cili në vete ngërthu ngritjen dhe ndihmesën e studentëve të mjekësisë dhe mjekëve të rinj në marrjen e informacioneve dhe zhvillimin e shkathtësive jo-teknike, të nevojshme për karrierën e tyre.

 

Fondacioni DAUTI arritjen e qëllimeve afatëgjata do e bën nëpërmjet përkrahjes të sektorit civil, si fundament drejt një shoqërie të ngritur  me vlera të mirëfillta.

Kategoritë Lajme