Fondacioni Dauti për të ndihmuar punën dhe krijimin e kushteve më të mira për Klubin e Atletikës “Liria” dha njëdonacion me veshje sportive për atletët e këtij klubi.

 

Në një ceremoni të organizuar nga klubi, kryetari i Këshillit drejtues të Fonacionit Dauti z.Besim Dauti dorëzoi veshjet sportive trajnerit të klubit si dhe atletëve. Me rastin e pranim dorëzimit të këtij donacioni drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi inkurajoi atletët e rinj që të vazhdojnë me këtë përkushtimin me qëllimin për arritjen e rezultateve më të mira.

 

Fondacioni Dauti në kuadër të platformave të saja do të vazhdojë të mbështes rinin dhe sportin në vend.

Kategoritë Eventet Lajme