Fondacioni DAUTI vazhdon edhe më tutje të përkrah aktivitetet humanitare
Fondacioni DAUTI vazhdon edhe më tutje të përkrah aktivitet humanitare me të cilat synohet të ndihmohen familjet me status të rëndë social. Me këtë rast u shpërndanë dhjetë pako ushqimore dhe higjienike për familjet me gjendje më të rëndë sociale në fshatin Tanushevc dhe fshatin Brezë.
Vlen të përmendet se këtë projekt Fondacioni DAUTI e përkrahu si aktivitet i realizuar nga  Kryqi i Kuq- Çair.
Ky projekt është pjesë e programit të cilin e implementon Fondacioni DAUTI ‘Në ndihmë të atyre në nevoj’, dhe ky program do të vazhdojë akoma që të funksionojë si i tillë.

 

>> Kryqi i Kuq <<